Laçi fitoi me rezultatin 3-1 përballë Flamurtarit, ndeshje e vlefshme për “Play-OFf” në Superiore. Kurbinasit qëndrojnë në Superiore me këtë rezultat, ndërsa çdo gjë u arrit përmes kohës shtesë.
Flamurtari nuk ishte i kënaqur me arbitrimin në Laç. Këtë e ka shprehur dhe përmes rrjeteve sociale duke përdorur ironi ndaj arbitrave.
“Bravo arbitrat për një super ndeshje të luajtur sot. Flamurtari e ka kokën lart gjithmonë”, shkruan klubi vlonjat.
Kujtojmë se dhe sezonin e kaluar dështuan të ngjiteshin në elitë përmes “Play Off”, pasi humbën me Korabin. Flamurtari do vazhdojë të paktën dhe për vitin e ardhshëm në Kategorinë e Parë.