Ish-arbitri i kampionatit shqiptar, Amarildo Gjeci ka reaguar ashpër në rrjetet sociale për gjykimin në Shqipëri. Për 13 vite, Gjeci ka qenë pjesë e xhaketave të zeza në futboll, ndërsa pak javë më parë ka hequr dorë nga pasioni i tij, duke u larguar nga Shqipëria.
Fëlliqësira i quan Gjeci disa arbitra dhe persona që vendosin për gjykimin, ndërsa përmend edhe emra konkretë. “Ai”, është personi që duket se shigjetohet nga Gjeci, që bën gjithë arbitrat me zemër të ngrirë pas telefonatave.
Mesazhi i plote
Disa FËLLIQËSIRA u tallen me djersën time për 12-13 vite duke më marrë lumturinë e pasionit! Sakrifikova për vite me rradhë duke u djersitur, lodhur, mërzitur për një ëndërr që kisha atë të ARBITRIMIT!
Dy tre persona që DUKA ka vënë aty po fëlliqin vetën, po fëlliqin lojën e bukur të futbollit, po fëlliqin familjet e tyre duke hëngër bukën me TURP gjë që për këta 2-3 persona që të gjithë i dijnë për t’o nuk është problem i madh sepse deri sa bëjnë çfarë duan ata me ARBITRAT kjo do të thotë se legjitimohet gjithçka me urdhër.
Arbitrat e shkretë nuk kan faj, sepse kur ikin në Arbitrim ikin me zemër të ngrirë, ikin sepse kanë marrë një telefonatë përpara se ki kujdes këtë, ki kujdes atë se kështu ka thënë AI…
Ikin me zemër të ngrirë dhe jo me qejf se sot do arbitrojë rehat, do arbitroj me dëshirë. Kush është ky që thuhet AI? Do ta them në ditët në vijim, se si bëhen gjërat nga kategoria Supëriore deri tek kategoria e dytë apo deri tek U-19. Personalisht këto dy persona do ti kem ARMIQ për jetë.
Mua më hodhen nga kategoria duke kapur testet fizike, teorike, dhe gjithçka në rregull. Ndërsa tjerët barkaleca i mbajtën sepse kështu ishte puna për ti mbajt. Emrat e arbitrave që kanë mbajtur duke më sakrifikuar mua nuk do t’i them sepse e din e gjithë KASA ARBITRARE.
Por në momentin që erdhi Jareci si Dizenjator që për 12 vite ka qenë një pengesë për mua në Arbitrim thashë me vete: “Shyqyr o Zot që erdhi një i drejtë” ishte pikërisht ky ai që më zhgënjej më shumë nga të gjithë ndërsa AI… bën çorap gjithë kampionatet me urdhra… Se si po ecën ARBITRIMI në SHQIPËRI kjo duket qartë me ndeshjet ndërkombëtare ku Enea Jorgji arbitroj U-21 Moldavi-Bullgari dhe Juxhin Xhaja tek Bjellorusi-Islandë U-21.
Nëse do flisnim për këtë gjë ARBITRIMI po bën hapa mbrapa, shumë mbrapa saqë nuk u kap asnjë ndeshje me Kombëtaret e mëdhaja. UEFA shikon dhe i fut një supër tallje. E fundit mjafton t’u them të gjithë njerëzve të futbollit SPORTIT MË TË BUKUR NË BOTË se pasqyra më e mirë e kampionatit tonë është ajo se kush ishin ARBITRA tek hapja e kampionatit me Supër Kupën e Shqipërisë, përjashton njërin!
Edhe nuk u vë faj absolutisht sepse jua imponojnë se ndryshe s’marrin ndeshje. Arbitrimi ka nevoje për ndryshime të mëdha! Ftoj Prokurorinë të futet në telefonat e tyre dhe do shikoni KASAP-HAJNE! Ndaj po lë SHQIPËRINË me përshtypjet më të mira që Shqipërinë mund t’a bëjnë vetëm njerzit e ndershëm!