Në vitin 2025 Shkodra ishte “Qyteti Europian i Sportit” dhe një gjë e tillë u shoqërua me zhvillimin e shumë aktiviteteve sportive, pjesmarrjen e një numri të madh sportistësh duke treguar edhe njëherë se ky qytet mbetet i veçantë për dashurinë që ka për sportin.
Por ndërkohë mbëmjen e sotme ka qenë edhe vetë kryebashkiaku Benet Beci i cili përmes postimit të një videoje me ngjarjet sportive të vitit, i bën jehonë aktiviteteve të zhvilluara dhe sipër kësaj videoje shkruan:
“Shkodra, qyteti europian i sportit!
Gjatë vitit 2025, Shkodra u shndërrua në një arenë të gjallë sportive:
Me mbi 20 aktivitete sportive, më shumë se 2 600 sportistë pjesëmarrës dhe mbi 14 000 tifozë, qyteti konfirmoi rolin e tij si identitet kombëtar i sportit.
Nga aktivitetet kombëtare te ato europiane, Shkodra dëshmoi se sporti nuk është thjesht event, por mënyrë jetese,një binom i pandarë i qytetit, i komunitetit dhe i vizionit tonë për të ardhmen.
Shkodra, qyteti që jeton me sportin.


