Wednesday, March 25, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREReagon presidenti i klubit: Trajneri nuk largohet dhe ekipi nuk bie nga...

Reagon presidenti i klubit: Trajneri nuk largohet dhe ekipi nuk bie nga Superliga

Te Vora nuk do të ketë largim të teknikut Arjan Bellaj. Në lidhje me çështjen ka ndërhyrë vet presidenti i klubit Albert Xhabafti, i cili vuri pikat mbi “i”.

“Trajneri Arjan Bellaj, jo vetëm që nuk do të largohet nga drejtimi i skuadrës, por ai merr vlera përgëzimi për gjithçka që ka bërë për ekipin e Vorës. Më thoni se kush trajner do ta bënte më mirë se kaq, kur gjatë gjithë kampionatit ne kemi luajtur me një ekip të sakatuar nga dëmtimet, nga kartonët, që po të krahasoni formacionin e ndeshjes së parë kundër Partizanit, me ndeshjen e fundit kundër Tiranës, kanë mbetur dy ose tre lojtarë nga ai formacioni bazë.

Ju siguroj që Vora nuk bie nga kategoria dhe rezultatet e ndeshjeve të mbetura do të jenë pozitive për Vorën, pasi dhe formacioni po kompletohet, duke u rikthyer disa prej lojtarëve të dëmtuar, sigurisht edhe lojtarët që kanë shlyer penalizimin nga kartonët. Do shikoni një Vorë ndryshe e cila nuk do ta diskutojë mbijetesën”, tha presidenti klubit Vora, Albert Xhabafti. Kujtojmë se 55-vjeçari gjirokastrit, trajneri Arjan Bellai e mori Vorën, pasi drejtonte më parë për dy sezone radhazi në Kategorinë e parë, skuadrën ballshiote të Bylisit, duke e rikthyer atë në Superiore.

Të njëjtën gjë, ky profesionist në fushën e trajningut, duke vënë në shfrytëzim edhe përvojën e krijuar më parë me ekipet kombëtare të moshave (U-19) dhe dy skuadrave greke, Kallamata e Larisa, erdhi te Vora gjatë sezonit 2023-24, kur militonte në Kategorinë e Parë, me synimin e qartë për ta ngjitur Vorën në Superiore. Pas dy sezoneve në Kategorinë e parë ai arriti të shkruante historinë e këtij klubit, duke bërë ngjitjen historike në elitë. 93 ndeshje ai e ka drejtuar Vorën në tre sezonet e fundit, ku 66 prej tyre i përkasin kategorisë së parë dhe 27 ndeshje të Superiores.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments