Zv.kryeministri i Shqipërisë, Erjon Braçe ka reaguar pas lajmit të publikuar sot në “Panorama Sport”, për raportin tronditës të UEFA-s se ndeshja Kukësi-Kastrioti 3-1 ishte e trukuar.
Ai prek edhe temën e krizës financiare, por është kundër favoreve fiskale për një futboll ku sipas tij është i paracaktuar për përfitime financiare.
Ja reagimi i plotë i Braçes
“VDIQ FUTBOLLI”!
“FUTBOLLI NE AGONI”!
“SHPETONI FUTBOLLIN”!
“IKU DHE NJE PRESIDENT NGA FUTBOLLI”!
“TE NDERHYJE SHTETI”!
“KRYEMINISTRI TE MBAJE FJALEN”!
“MERRNI SHEMBULL KOSOVEN”! Keto jane parrullat ne nje jave!
Po shihini keto dy faqe te kesaj gazete; eshte e sotmja!
Keta dy tituj jane faktet! Bilance mizerabel, te piste e jo transparente! Gare e paracaktuar ne funksion te perfitimeve nga bastet nderkombetare!
Patjeter, Qeveria do gjendet, do mbaje premtimet dhe kryeministri ka urdheruar qe paketa te jete per miratim ne shtator.
Por, a mund te kete favor fiskal per bilance mizerabel, te piste e jotransparente?; a mund te kete favor fiskal per buxhete jo transparente, te hapur per financime gjithfaresh, edhe te piste?; a mund te kete favor fiskal per buxhete te keqmenaxhuar frikshem dhe terekohes me humbje te medha?; Mbi te gjitha: A mund te kete favor fiskal per ekipe ne gara te paracaktuara per qellim perfitimesh te paligjshme?
(Morrem nje denim shembullor si Shqiperi dhe denoncimet sic e shihni nuk kane te sosur kohe pas kohe)
Keto jane ceshtjet qe duhet te diskutojme, nje per nje! Nje insvestitor privat, i joshur nga favori fiskal, kurre nuk do te financoje nje gare te paracaktuar! Kurre! I dhimbsen parate e tija edhe pse te cliruara nga taksat.
Por mbi te gjitha; Edhe mua me dhimbsen parate publike, ato qe duhet ti shkojne buxhetit te shtetit, por qe ne fakt do jene pa dobi si favor fiskal per kete “treg”!