HomeKRYESOREReal heq dorë nga 'superyjet', Zidan do sulmuesin gjerman

Real heq dorë nga ‘superyjet’, Zidan do sulmuesin gjerman

Real Madrid do të tentojë sërish të bindë sulmuesin gjerman të Lajpcigut Timo Verner që të bëhet madrilen në verën e 2020.

Mediat iberike shkruajnë se trajneri i 13-herë kampionëve të Europës Zinedin Zidan ka kërkuar që Reali të ofrojë njërin prej futbollistëve të tij si dhe një sasi parash për të siguruar blerjen e 23-vjeçarit. Mësohet se vlera e Vernerit shkon në 80 milionë €.

Tekniku francez është zhgënjyer nga blerja e verës së kaluar Luka Joviç, i cili nuk po përshtatet dot fizikisht dhe psikologjikisht për të luajtur me Realin, megjithëse kushtoi plot 60 milionë €.

Verner është njëri prej sulmuesve më në formë në Europë. Ai ka realizuar në karrierë 84 gola në 138 ndeshje. Liverpuli dhe Çelsi e admirojnë shumë sulmuesin e kombëtares gjermane.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments