Në ishullin britanik militojnë disa nga yjet më të shndritshëm të futbollit botëror, lojtarë klasi që janë gjithnjë në qendër të merkatos.
T’i rrëmbesh Premier League xhevahiret e saj nuk është aspak e lehtë pasi në ishull kanë gjithçka, luajnë në kampionatin më të fortë në Europë, kanë super kontrata, pra kanë gjithçka për të qenë të lumtur. Shumë pak klube mund ti joshin, një prej tyre është padiskutim Real Madrid.

Sipas të përditshmes britanike “The Sun”, Reali është shumë pranë arritjes së marrëveshjes me dy nga lojtarët më të mirë në ishull, Eden Hazard dhe Pogba. Për fantazistin belg është thjeshtë çështje detajesh:
Reali ofron 95 milion euro ndërsa Chelsea kërkon minimalisht 105, nuk është ndonjë diference e madhe duke parë që dhe vetë lojtari kërkon prej kohësh të largohet drejt Madridit.