Ka pasur një çlirim te Real Madrid për gjendjen e Eden Hazard. Sulmuesi belg pësoi një dëmtim në ndeshjen e Ligës së Kampionëve në ditën e martë ndaj PSG. Madrilenët u frikësuan për një dëmtim të rëndë në këmbën e djathtë, megjithatë do të jetë jashtë skuadre për vetëm 10 ditë.
Hazard do të humbasë gjithsesi tre ndeshje, duke filluar nga ajo e kësaj jave ndaj Alaveshit dhe më pas me Espanjolin dhe Klub Bryzh në Champions. Por, sulmuesi do të jetë i gatshëm në ndeshje me më shumë peshë, si ajo ndaj Valencias në transfertë dhe “El Clasico-n” ndaj Barcelonës më datë 18 dhjetor.
Hazard ka pasur probleme në këtë fillim të aventurës me Realin. Problemet fizike nuk e kanë lejuar të shfaqë potencialin e plotë, teksa në Madrid shpresojnë që Hazard t’iu rikthehet sa më shpejt ditëve më të mira./vipsport/