Mediet spanjolle dhe ato franceze bëjnë me dije se Real Madrid po punon fort për të bërë një transferim historik gjatë merkatos verore të ardhshme.
Objektivi i madh i klubit madrilen është Vitinha, ylli i mesfushës së PSG-së. Tashmë nuk është sekret që Real Madrid po kërkon të një mesfushor të kalibrit botëror për t’i besuar “çelësat” e këtij reparti dhe lojtari ideal duket se është pikërisht Vitinha.
Sigurisht që transferimi i një lojtar si Vitinha nuk do të jetë aspak i lehtë, pasi portugezi është një element tejet i rëndësishëm për PSG-në.
Sipas medieve franceze dhe atyre spanjolle, Real Madrid është gati të ofrojë 150 milionë euro për Vitinha-n, i cili do të ishte kështu transferimi më i shtrenjtë në historin e klubit madrilen dhe një nga më të shtrenjtit në historinë e futbollit.







