Florentino Perez duket se nuk do të presë më nga futbollistët aktual të Real Madrid dhe pritet të bëjë përsëri shpenzime në merkato. Modeli i madrilenëve nga Perez dihet, ai kërkon gjithmonë më të mirët në botë dhe prandaj quhen dhe “GALAKTIKËT”.
Siç shkruajnë mediat në Spanjë, deri tani janë tre emra për ta mbushur Realin me “yje”.
I pari është Kylian Mbappe, sulmuesi i PSG dhe kampioni i botës është një dëshirë e hershme e Perez. I dyti është talenti i Dortmund Jadon Sancho.
I lindur në vitin 2000, anglezi po bënë gjithë botën të hedhi sytë nga ai. Ndërsa i treti është përsëri një mesfushor i klasit 2000, Havertz i Bayer Leverkusen i cili po shkëlqen këtë sezon./newsport/