Xhud Belingam është zyrtarisht futbollist i Real Madridit. Pak ditë pasi Dortmundi e njoftoi një lëvizje të tillë, ka ardhur edhe zyrtarizimi nga vetë klubi madrilen që i uron mirëseardhjen mesfushorit anglez që shkëlqeu në Bundesligë.

Belingam ka firmosur një kontratë 6 vjeçare me madrilenët, duke u bërë kështu pjesë e Realit deri në vitin 2029.

Ai do të prezantohet nesër në orën 12:00 në qendrën sportive “Real Madrid City”, teksa më pas do të dalë para mediave për konferencën e parë të shtypit si futbollist i Realit.

Belingam i ka kushtuar arkave të Real Madridit plot 100 milionë euro dhe 30% të tjera do të jenë bonuse.

Belingam bëhet kështu transferimi i tretë i Realit për këtë merkato, pasi janë prezantuar më parë Fran Garsian dhe Brahim Diazin.