Roberto Gómez kritikoi ashpër Lamine Yamal për deklaratat e tij para “El Clásico” ndaj Real Madridit: “Ajo çfarë tha Lamine është shumë serioze dhe do të ketë pasoja të rënda, për të dhe më pas për shokët e tij”.
Gómez theksoi se çdo deklaratë para një ndeshjeje të tillë ka ndikim të madh dhe shtoi se “kjo kërkon ndërhyrjen e Komisionit Anti-dhune”. Ai kërkoi që Barcelona dhe trajneri Flick të reagojnë: “Klubi duhet t’i japë një paralajmërim publik ose privat, por nuk mund të injorohet kjo që tha Yamal”.
Gómez paralajmëroi se fjalët e Yamal mund ta prishin atmosferën e ndeshjes dhe të ndikojnë marrëdhëniet me tifozët e Real Madridit: “Është një fjalë e tmerrshme, ‘vjedh’, nuk duhet thënë prej tij”.
Raúl Varela shtoi se Lamine duket se përpiqet të imitojë Piqué në ‘armiqësinë” me Real Madridin. Edhe pse konteksti ishte informal, deklarata ka pasoja reale: “Lamine u ndikua nga ambienti dhe gjuha e internetit, por deklarata e tij ka pasoja”. Gómez përfundoi: “Ka një projeksion spektakolar, por këto gjëra nuk i bëjnë mirë as atij, as futbollit spanjoll”.
Ja biseda që tërboi madrilenët para “El Clasico”:
Ibai Llanos e pyeti “live” Lamine Yamal: “A vjedh Real Madridi?”
Përgjigjja e 18-vjeçarit ishte “pa dorashka”: “Po, VJEDHIN DHE PASTAJ ANKOHEN, këtë bëjnë ata”
A është stadiumi “Bernabéu” i vështirë?
“Eh, jo për Barçën. Herën e fundit që luajta atje, shënova dhe fituam 4-0”







