Reali e nisi në mënyrën më të mirë të mundshme sezonin e ri futbollistik, teksa mposhti me rezultatin 0-2 Atletikon e Bilbaos, në duelin e vlefshëm për javën e parë të La Ligës.
Ishte braziliani Rodrigo, i cili në minutën e 28-të, hapi serinë e golave, pas asistit të Karvahal, ndërkohë për realizimin e dytë, mendoi blerja e bujshme e kësaj merkatoje vere, Bellingham, i cili në minutën e 36-të, dyfishoi shifrat.
Fragmenti i dytë nuk prodhoi gola, teksa vlen të theksohet fakti se në minutën e 50-të, mbrojtësi Militao pësoi një dëmtim serioz, duke u zëvendësua nga Rudiger.
Ky ishte dëmtimi i dytë në pak ditë për madrilenët pas portierit Kurtua. Në fund, lojtari i ndeshjes u zgjodh mesfushori anglez Bellingham.