Zhgenjimi qe dhuroi Vllaznia ndaj Kastriotit u shoqerua me shume kritika per lojen e shkodrane, por ka patur edhe te tjere qe mendojne ndryshe. Gerti Haxhiu duke analizuar kete ndeshje ne emisionin “Rubrika Sportive” u shpreh:

“Une mendoj se nuk duhet nenvleresuar Kastrioti. Nje skuader qe mbrohet mire dhe ne mesfushe ka 2-3 lojtare qe e luajne mire topin. Ne kete ndeshje u rikthye nga skualifikimi Edon Hasani qe shquhet per pasin e fundit. Po ashtu jane edhe Mehmeti, Karakaçi e ndonje tjeter. Dhe kur jane futbolliste te tij qe e mbajne topin, eshte nje plus i madh per skuadren.

Edhe tek rasti i goli, mjaftoi nje top i bukur i Mehmetit dhe gabimi i Vllaznise qe vendosi fatin e ndeshjes. Une dua te fajesoj mbrojtesin e majte te Vllaznise, i cili eshte mbrojtes qendre por per nevoja te skuadres u spostua ne te majte. Ai nuk markoi si duhet kundershtarin, por edhe nuk u kordinua me Gurishten per te ndjekur linjen e tij sepse po te kishte ndodhur keshtu, lojtari i Kastriotit do kishte dale pozicion jashte loje”.

Haxhiu njekohesisht ka analizuar edhe menyren si po luan Vllaznia, duke shpjeguar edhe momentin e veshtire qe po kalon Balaj qe sipas tij, nuk po ndihmohet nga menyra si po luan skuadra.

“Dua te ndalem pak te Vllaznia. Me habit vetem nje fakt: Kur eshte aktivizuar Balaj ne fillim, kam thene se do te penalizohej Kaina. Nuk e di por duke patur parasysh se ka dy mbrojtesa anesore qe ngrihen sistematikisht lart, duke patur nje Marku qe ka nje goditje shume te mire, ndoshta mund te perdorej diçka me mire, ndoshta ne pozicionin e 10-shit.

Dhe per t’i marre edhe maksimumin Balajt, une do te preferoja qe te ishte Kaina prane tij. Mbase me nje skeme tjeter qe mund te perdorej, 4-3-1-2. Kjo sepse duke luajtur me nje 4-3-3 tradicional me dy winger anesore dhe shume larg Balajt, ketij te fundit i duhet te luaje gjithmone kunder dy qendermbrojtesave”-ka thene Haxhiu./SHKODRA-SPORT.COM/