HomeBASKETBOLLRefik Vorfa tek meshkujt e basketbollit, Bledar Gjeçaj tek femrat, pritet zyrtarizimi

Refik Vorfa tek meshkujt e basketbollit, Bledar Gjeçaj tek femrat, pritet zyrtarizimi

Ashtu siç kemi bërë të ditur pak ditë më parë, drejtuesit e Sportklub Vllaznia janë duke menduar të ndryshojnë edhe trajnerët e ekipeve të basketbollit.

Ideja është për të sjellë një frymë të re drejtimi, njëlloj siç bënë edhe me ekipet e volejbollit.

Natyrisht që drejtuesit e klubit kanë bërë planet edhe për gjetjen e trajnerëve të rinj për drejtimin e këtyrë ekipeve.

Kështu, në krye të ekipit të basketbollit të meshkujve të Vllaznisë është propozuar të jetë një emër shumë I njohur I këtij sporti, Refik Vorfa.

Sakaq, Bledar Gjeçaj që ka drejtuar ekipin e meshkujve pritet të kalojë në pankinën e femrave.

Propozimet e drejtuesve të klubit tashmë mësohet të jenë bërë dhe po ashtu, është marrë edhe aprovimi I trajnerëve në fjalë megjithatë, përpara se të zyrtarizohen duhet ardhur miratimi nga strukturat e sportit në Bashkinë Shkodër.

Natyrisht që ndryshime në pankinat e këtyre ekipeve kanë qenë të domosdoshme pas rezultateve që ato kanë arritur në sezonin e fundit.

Dhe zgjedhja e Refik Vorfës duket e goditur sepse kemi të bëjmë me një trajner me shumë përvojë dhe mbase nën drejtimin e tij, do të niste një ecuri ndryshe e ekipit të meshkujve të Vllaznisë.

Sakaq disi më problematike është situata tek ekipi I femrave ku ka pak vajza në ekipin e parë por mbase ardhja e trajnerit Gjeçaj në krye të tij, do të bënte një kombinim të tyre me vajzat e ekipit të të rejave që siç dihet janë shpallur kampione të Shqipërisë.

Gjithsesi këto lëvizje nuk mund të konsiderohen zyrtare përderisa nuk është marrë aprovimi përfundimtar për to.
www.shkodrasport.com

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments