Tottenham ka refuzuar ofertën e fundit të Bayern Munich për Harry Kane, raporton Sky Deutschland. Bavarezët kishin shkuar deri aty sa të paguanin mbi 100 milionë, përfshirë bonuset, për qendërsulmuesin, kontrata e të cilit skadon më 30 qershor 2024.

Në këtë pikë, Bayern ka 25 ditë për të kërkuar një plan B. Qendërsulmuesi është objektivi kryesor i klubit, i cili ka mbetur jetim prej më shumë se një viti qe nga largimi i Robert Lewandowski.

Sezonin e kaluar, vendimi për t’u fokusuar te Sadio Mané, në fakt jo një numër 9 i vërtetë, doli të ishte fatkeq. Tottenham, duke përjashtuar kthesat dhe permbysjet pasi sezoni nis fundjaven e ardhshme, do të gëzojë golashënuesin e tij më të mirë për sezonin e kaluar.

Nuk dihet nese do te kete negociata rinovimi ose jo, por fakti eshte se me kaq pak kohe ne dispozicion, duket se Bayern tashme ka mare nje goditje te madhe ne qellimet e tyre edhe pse nuk heq dore…

Ne fakt, Bayern nuk i ka fikur shpresat në ndjekjen e Harry Kane, pavarësisht se oferta e tyre e fundit u refuzua. Klubi gjerman do të vazhdojë negociatat për sulmuesin dhe mund te rrise edhe pak me shume oferten… Harry Kane po shtyn per nje zgjidhje sepse situata keshtu po kthehet groteske…/telesport/