Monday, January 12, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREReginaldo e Hebaj drejt rikthimit në Superiore, Ergys Kaçe pranë largimit

Reginaldo e Hebaj drejt rikthimit në Superiore, Ergys Kaçe pranë largimit

Teuta e Partizani po lëvizin. Kampionët në fuqi duan të përforcojnë sulmin dhe janë dy emra që mund t’u bashkohen në merkaton e janarit.

Njëri është Rubin Hebaj, i cili është larguar së fundmi nga Shkëndija e Tetovës ku pati pak hapësira.

Tjetri është Reginaldo, fitues i “Kupës së Artë” në vitin 2019 kur ishte pjesë e Kukësit. Sulmuesi ka spikatur me Luftëtarin e Laçin dhe aktualisht luan në Kazakistan me Akzhayik.

Vetëm katër ndeshej ka luajtur deri më tani dhe nuk ka shënuar dot gol në kampionat. Për 31-vjeccarin rikthimi në Abissnet Superiore do ishte një mundësi e mirë.

Lëvizja tjetër është në dalje dhe lidhet me Partizanin. “Demat” mund të zgjidhin kontratën me mesfushorin Ergys Kaçe, sikurse shkruan “Panorama Sport”.

Korçari ka shfaqur hapur pakënaqësitë për lënien në stol në derbin me Tiranën, ndërkohë për të ka interes nga grekët e Apollon Smirnis.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments