Friday, January 9, 2026
FAQJA E PARE KRYESORERei Manaj kërkon të rikthehet te Sivaspori, por pengesë bëhet...FIFA

Rei Manaj kërkon të rikthehet te Sivaspori, por pengesë bëhet…FIFA

Rei Manaj kërkon të rikthehet te Sivaspori. Sulmuesi i Kombëtares nuk është përshtatur me Sharjah FC dhe klubi turk konsiderohet po ashtu dritare, që të mbetet pjesë e kuqezinjve.

Fakt është se merkato e Sivaspori qëndron e bllokuar nga FIFA, për shkak të humbjes së gjyqeve. Trajneri Mehmeti Altiparmak ka zbuluar se gjithçka është drejt zgjidhjes.

“Për momentin, të gjitha dosjet lidhur me hapjen e mundshme të merkatos po shqyrtohen një nga një. Jemi afër përfundimit të këtij procesi dhe dimë se mbeten shumë pak. Shpresojmë që kjo situatë të mbyllet brenda 3-5 ditëve të ardhshme.

Shpresojmë që javën e ardhshme do të hapet merkato dhe ne do të fillojmë gradualisht me transferimet tona. Ne e duam shumë Rei Manajn. Do të donim ta kishim një lojtar si Manaj këtu, por ai ka një klub të tijin.

Nuk e dimë se çfarë do të ndodhë në lidhje me situatën e klubit të tij, por ne po punojmë për këtë çështje, pavarësisht se a do të vijë apo jo. Çdo trajner dëshiron ta ketë Manajn në ekip. Ne me të vërtetë e duam shumë. Aktualisht, prioriteti ynë kryesor është hapja e merkatos. Pasi ta zhbllokojmë, do të ndajmë informacionet lidhur me transferimet e tjera”, u shpreh trajneri i Sivasporit.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments