Trajneri i Kombëtares, Edorado Reja duke folur për “Corriere dello Sport”, nuk i ka kursyer fjalët e mira për mbrojtësin Marash Kumbulla. Tekniku i kuqezinjve, tha se mbrojtësi bllokoi Ledwandowskin, që është sulmuesi më i mirë në botë, duke thënë më tej se ka një pjekuri mbresëlënëse.

“Kumbulla e bllokoi shumë mirë sulmuesin më të mirë në botë me një pjekuri mbresëlënëse. Nuk vuajti ndaj Lewandowskit. Madje kur ai përballet me sulmues fizikë, nuk ka frikë nga përplasjet.

Me mua ai luan në mbrojtjen me 3, diçka që më parë e ka bërë edhe me Fonseca te Roma. Po rritet shumë si futbollit”, tha Reja fillimisht.

Te Roma këtë sezon nën drejtimin e Mourinho, Kumbulla nuk ka gjetur shumë hapësira, kjo edhe për shkak se trajneri portugez luan me 4 në mbrojtje, por Reja thotë se shumë mirë shqiptari përshtate edhe me këtë skemë.

“Mesa unë e kam parë, ai përshtatet lehtë edhe me një mbrojtje me 4 lojtarë. Fillimisht ai kishte probleme me Covid-19, pastaj një dëmtim e mbajti jashtë, por mund të them se me ne te Shqipëria luajti dy ndeshje, ku njëra ishte më e mirë se tjetra.”, përfundoi Reja.