Kur mendoni për një futbollist “udhëtar” që ka luajtur në shumë klubet emrat e parë që vijnë në mendje janë Nicolas Anelka dhe Andy Cole, por asnjë prej tyre nuk i afrohet rekordmenit Sebastian Abreu. Sulmuesi nga Uruguaj është futur në librin e rekordeve “Guinness” pasi ka firmosur për klubin numër 26 në karrierën e tij. 41-vjeçari, i cili ka luajtur 70 ndeshje për kombëtaren, firmosi kontratën numër 26 në karrierë, në momentin që u largua nga Puerto Montt dhe shkoi te Audax Italiano, ku do të luajë në vitin 2018.

Skuadrat me të cilat ka luajtur Abreu janë: Defensor, San Lorenzo, Deportivo La Coruna, Gremio, Tecos, San Lorenzo, Nacional, Cruz Azul, America, Tecos, Sinaloa, Monterrey, San Luis, Tigres UANL, River Plate, Beitar Jerusalem, Real Sociedad, Aris, Botafogo, Figueirense, Rosario Central, Aucas, Sol de America, Santa Tecla, Bangu, Central Espanol, Puerto Montt, Audax Italiano.

Karriera e tij e gjatë përfshin një përvojë në 11 shtete të ndryshme, përfshi shtatë ekipe në Meksikë dhe katër në Brazil. Etapa e ardhshme e karrierës së tij do të jetë në Kili, ndërsa tre vendet ku ka luajtur në Europë janë Izraeli, Greqia dhe Spanja. Skuadrat më të famshme me të cilat është aktivizuar janë Deportivo La Coruna dhe Real Sociedad. Ndoshta goli më i rëndësishëm në karrierën e tij ka qenë penalltia e shënuar nga Ganës, që i dha mundësinë Uruguajit të shkojë në gjysmëfinalen e Kupës së Botës 2010. Abreu ka bërë 30 transferime gjatë karrierës së tij, sepse ndonjëherë është kthyer te klubi që e kishte huazuar. Vendet e tjera ku ka luajtur kanë qenë Paraguaj, El Salvador, Ekuador, Uruguaj dhe Argjentina.