Sipas të dhënave zyrtare të Opta-s, këto 404 asiste vijnë në 1135 ndeshje zyrtare. Për më tepër, ai ndodhet vetëm 4 gola larg kuotës së jashtëzakonshme prej 900 golash, shifër që mund ta arrijë edhe këtë sezon në MLS. Të paktën e pret një ndeshje, finalja e Konferencës së Lindjes të shtunën dhe, nëse fiton, edhe finalja e madhe e MLS-së.
Messi numëron 46 gola në vitin 2025 dhe ka kontribuar me 23 gola ose asiste në 10 ndeshjet e fundit. Ai ishte shënuesi më i mirë i sezonit të rregullt në MLS dhe, me gjasë, mund të jetë edhe i ‘play off’-eve, ku aktualisht ka shënuar 6 gola.
















