Shqipëria mbylli kualifikueset e Botërorit të Katarit me një fitore 1-0 ndaj Andorras në Air Albania. Gol i vetëm erdhi nga Çekiçi, i cili mori përsipër ekzekutimin e një penalltie në minutën e 74-të.

Lojtarët e Edi Reja renditen përfundimisht në vendin e 3-të me 18 pikë. Kuqezinjtë kanë shënuar 12 gola, ndërsa kanë pësuar po aq. Menjëherë pas 90 minutëshit ndaj modestëve të Andorra, për mediet foli trajneri i Kombëtares shqiptare, Edi Reja.

“Përgjigja e dhënë ishte pozitive. Ajo që ka rëndësi janë pikët. Më mbetet t’i uroj vetëm lojtarët. Kur nuk shënon, duket sikur porta ishte e magjepsur. Dua t’i komplimentoj djemtë pasi kanë marrë 18 pikë. Kemi bërë një fushatë të mirë eleminatoresh. Erdhëm me shumë vështirësi në ndeshjen e fundit. Dukej sikur dikush lart e kishte me ne. Ne ia dolëm. Kjo ka rëndësi. Më duhet të komplimentoj djemtë, po e them edhe një herë.

E ardhmja? Unë kam edhe një vit kontratë me FSHF. Kemi firmosur deri në fund të vitit 2022. Unë kam një impenjim për të kyer. Të shohim pasi nuk varfet nga unë. Unë jam në dispozicion. Kemi bërë gjëra të mëdha. Kemi aktivizuar 46-47 lojtarë. Jemi në kërkim të lojtarëve të ri.

Federata më ka kërkuar që të marr gjithmonë lojtarë të ri. Do të shikojmë nag U21-. Detyra ime dhe e Federatës është të përgatis ekipin për Europianin.Tavolinën e kemi lënë të mbushur, edhe nëse nuk jam. Ekipi ka cilësi për të shkuar larg.

Në Itali ka një shprehje: Jepi Çezarit atë që i takon Çezarit- Patëm shumë mundësi sot për gol por nuk ia dolëm. Më vjen mirë që e kuptoni. U duk sikur ishte fundi i botës me Poloninë. Patëm shumë kritika. E dinim që do ishte shumë e vështirë. Tani kemi 18 pikë.

Hungaria mundi Poloninë, pra nuk qënka aq ekip i dobët. Nuk duhet të kemi pengje. Nuk ishte e lehtë. Pa tifozë ishte edhe më e vështirë. Nuk është e lehtë për të gjetur e duhur. Nuk patëm fat.Kemi qënë pafat në fund, pasi mund të bënim gjëra të mëdha. Dikush lart nuk na ndihmoi” – tha ai./newsport/