Kapiteni i Teutës, Renato Arapi ka reaguar me anë të një postimi në “Story” në profilin e tij të rrjetit social “Instagram”, duke thënë se postimi i para disa ditëve kundër skuadrës së Vllaznisë ishte keqkuptuar.

Ai eshte shprehur se veprimo i tii ka qene i nxituar dhe ka kërkuar ndjesë publike për këtë veprim, ku ditë më parë ai shkroi, “Po me atë këngën që përgatitën ça do bëjnë tani..apo ecim si gjithmonë… hit veror“

Duke marrë shkas nga një postim i imi pak i nxituar para disa ditësh dhe që është keqkuptuar dhe keqinterpretuar (sidomos nga media e shkruar më shumë dhe duke nxitur urrejtje). I kërkoj ndjesë të gjithë atyre që janë prekur dhe ofenduar nga ky postim.

Unë mendimin tim për Vllazninë e kam dhënë edhe në studiot televizive gjatë kampionatit.

Vllaznia është me meritë aty ku është për atë çka ka dhënë këtë sezon dhe aq më tepër për lojën ‘Fair Play’ që bëri dje meriton respekt”