Saturday, January 10, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLLKATEGORIA SUPERIORERenato Malota gjithnjë e më larg Vllaznisë. Zbuloni destinacionin e tij të...

Renato Malota gjithnjë e më larg Vllaznisë. Zbuloni destinacionin e tij të ardhshëm

Mbrojtësi lezhjan Renato Malota duket se do t’i japë fund aventurës së tij me Vllazninë.

Nga sa bëhet e ditur nga burime pranë tij, për numrin 13 të kuqebluve kanë mbërritur disa oferta dhe ai po i studion me kujdes ato.

Kjo gjë do të thotë se ai nuk ka ndër mend të rinovojë në Shkodër dhe në fakt kjo është e logjikshme.

Po ku mund të shkojë Malota? Nga sa bëhet e ditur, ofertat që po e ngacmojnë më shumë janë ato nga Kosova dhe Maqedonia.

Nuk saktësohen emrat e ekipeve që duan të marrin shërbimet e tij megjithatë ky është realiteti.

Vllaznia në këtë mënyrë duhet të fillojë të mendojë pa emrat “big” që ishin pjesë e saj por që në fakt nuk e ndihmuan të qëndronte në Superligë.

Për këtë arsye, nuk ka “pse të derdhen lot” nëse ata largohen.
www.shkodrasport.com

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments