Teksa është mbyllur java e 19-të në Kategorinë Superiore, tashmë mund t’i hedhim një sy edhe renditjes.
Nuk ka shumë ndryshime nga java e kaluar, teka Vllaznia vazhdon të kryesojë me 40 pikë, 6 më shumë se Partizani i vendit të dytë.
Ndjekin me nga 1 pikë më pak Laçi dhe Teuta, ndërkohë që Kukësi ka kaluar Tiranën, duke i zbritur bardheblutë në vendin e 6-të.
Asnjë ndryshime edhe në vendet e fundit të tabelës, me Skënderbeut dhe Bylisin që mbeten në kuotën e 12 pikëve, ndërsa Apolonia renditet e teta me 13 pikë.