Renditja e Superiores ka patur lëvizje të vogla pas dy sfidave që u luajtën gjatë ditës së sotme duke hapur javën e cila përmbyll fazën e parë të kampionatit.
Suksesi i Vllaznisë ka bërë që shkodranët të kthehen përkohësisht në vendin e tretë të renditje, por ende shumë larg Tiranës kryesuese dhe duket se objektivi për momentin është pikërisht prania në treshen e parë për të siguruar Europën.
Europën e synon edhe Laçi, i cili me pikën që mori sot ndaj Partizanit, është vetëm 1 pikë pas shkodranëve, në pozicionin e katërt.
Ndërkohë, pika nuk i mjafton Partizanit për të dalë nga kriza, pasi tani mban vendin e 7 dhe mund të kapërcehet përsëri nga ekipet që ka lënë pas në renditje, duke rrezikuar të përfundojë fazën e parë në zonën e ftohtë të klasifikimit. Kurse Kastrioti që u mund nga shkodranët, mbetet në fund të renditjes dhe për momentin, skuadra më e rrezikuar për rënien.
REZULTATET
Të shtunën
Vllaznia-Kastrioti 3-1
10’ Aralica, 18’, 57’ Hoxhaj / 78’ Ajazi
Partizani-Laçi 1-1
81’ Cara / 35’ (p) Shehu
Të dielën
Teuta-Skënderbeu 13:45
Të hënën
Dinamo-Egnatia 16:45
Kukësi-Tirana 19:45