HomeFUTBOLLKATEGORIA SUPERIORERenditja e Superiores/ Vllaznia rikthehet tek fitoret, ja gjendja e skuadrave pas...

Renditja e Superiores/ Vllaznia rikthehet tek fitoret, ja gjendja e skuadrave pas dy ndeshjeve të para të javës së 20

Kanë përfunduar dy ndeshjet e para të javës së 20 në Superiore. Sfidat që u luajtën ditën e sotme ishin Kukësi-Kastrioti dhe Vllaznia-Teuta.

Në ndeshjen e parë kuksianët fituan bindshëm me rezultatin 4-0. Një sfidë totalisht e dominuar nga ekipi i Diego Longos, që rikthehet tek fitorja në kampionat pas humbjes me të njëjtin rezultat ndaj kryesuesve të Tiranës. Me këtë fitore Kukësi barazon Laçin me pikë, ku deri më tani ka grumbulluar 37.

Në ndeshjen tjetër Vllaznia mundi 4-2 në “Loro Boriçi’ kampionët në fuqi të Teutës. Një ndeshje e çmendur me skuadrat që nuk ngopeshin duke shënuar. Shkodranët u rikthyen tek fitoret në kampionat pas humbjes 1-0 ndaj Laçit dhe konsolidon pozitën në vendin e 4 me 33 pikë.

Më poshtë keni rezultatet e ndeshjeve të sotme dhe renditjen e deritanishme, në pritje të ndeshjeve të ditës së nesërme.

Ndeshjet e ditës së sotme

Kukësi-Kastrioti 4-0

40’ Gligorov, 45’ G.Taipi 54’ Basa, 95’ Bahtiri

Vllaznia-Teuta 4-2

1’, 16 Latifi, 7’ Dianje, 72’ Jonuzi/ 18’ Hebaj, 41’ Vila

RENDITJA

superiore

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments