U luajtën ditën e sotme 3 duelet e vlefshme për javën e 17-të të Superiores, ku nuk munguan surprizat. Spikat barazimi dramatik i Teutës në frymën e fundit ndaj Flamurtarit me rezultatin 2 me 2.
Ndërkohë që Dinamo mposhti Vorën me rezultatin 2 me 1 duke u ngjitur në kuotën e 29 pikëve. Fitore të artë me të njëjtin rezultat arriti edhe Egnatia, ndaj Partizanit, teksa rrogozhinasit kanë marrë përkohësisht kreun me 34 pikë.
Fitoret e Egnatia dhe Dinamos e bëjnë të detyrueshme fitoren e Vllaznisë nesër në “klasiken” ndaj Tiranës, nëse do të ruajë ritmin e skuadrave rivale të saj.
Tabela mbyllet nga Tirana me 8 pikë dhe Flamurtari me 14 pikë. Dy ekipet që momentalisht janë në zonën e rënies nga kategoria.



