Monday, January 19, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLLKATEGORIA SUPERIORERenditja/ Java e 19-të, Vllaznia vetëm katër pikë larg... vendit të tretë

Renditja/ Java e 19-të, Vllaznia vetëm katër pikë larg… vendit të tretë

Kukësi-Partizani ishte kryendeshja që mbylli siparin e javës së 19-të të Kategorisë Superiore. Në këtë javë u shënuan 9 gola në 5 ndeshje. Vetëm sfida Vllaznia-Laçi përfundoi në barazim, ndërkohë që në 4 përballjet e tjera, triumfuan ekipet vendase.

Për sa i përket renditjes, kryeson Kukësi me 35 pikë në 19 ndeshje, 1 më shumë se Tirana e vendin të dytë, e cila ka arritur të sigurojë 5 fitore radhazi.

Një rivalitet tepër i ashpër në mesin e renditjes, teksa diferenca nga Teuta e vendit të 3-të me vendin e 8-të është vetëm 4 pikë.

Vllaznia kesisoj eshte ne loje per vendin e trete por kuptohet qe rrezikon shume per ne play-out. Nga ndeshja ne ndeshje tashme gjerat po vijne duke u veshtiresuar dhe padyshim qe do t’i duhet te synojne per te marre pike ne çdo ndeshje.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments