Sunday, January 11, 2026
FAQJA E PARE KRYESORERenditja ‘over 36’/ Zlatan, në podiumin e veteranëve më të shtrenjtë

Renditja ‘over 36’/ Zlatan, në podiumin e veteranëve më të shtrenjtë

“Transfermarkt”, portali i specializuar në statistikat e futbollistëve, ka publikuar një renditje të detajuar të lojtarëve më të shtrenjtë në botë me moshë mbi 36 vjeç.

Në krye të listës qëndron Frenk Riberi, kartoni i të cilit aktualisht vlen 3.2 milionë euro.

Megjithëse sivjet ka luajtur sezonin e fundit të karrierës në Japoni, edhe Andre Iniesta është i pranishëm në këtë klasifikim. Vlera e spanjollit është 3.1 milionë.

Këta dy futbollistë janë të vetmit përtej murit të 3 milionë eurove, teksa podiumin e mbyll Zlatan Ibrahimoviçi me një vlerë kartoni në masën e 2.8 milionë eurove.

Diferenca e treshes në konkurrencë është e madhe pasi vendi i katërt i përket Paolo Guerreros.

Sulmuesi peruan i Internacionalit vlen 1.8 milionë euro, teksa në listë është golashënuesi i sezonit të kaluar të Serisë A, Fabio Kualjarela, që vlerësohet me 1.6 milionë.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments