Ndalesa e Kukësit në Durrës me Teutën, ka bërë që skuadra e Shpëtim Duros t’i largohet me katër pikë Tiranës në luftën për titullin kampion. Tirana me 47 pikë dhe Kukësi me 43 pikë, gjithçka duket e arrirë…
Por, tashmë ka nisur lufta për vendin e tretë, pasi skuadrat janë shumë afër. Duke filluar që me Partizanin e Laçin që kanë nga 38 pikë, për të vijuar me Teutën, Skënderbeun e Bylisin që kanë nga 36 durrsakët dhe nga 35 pikë ballshiotët e korçarët…
Duket sikur ka filluar që të ndahet edhe zona e skuadrës të mbijetesës, me Luftëtarin e Flamurtarin që duken të rëna dhe me Vllazninë që duket se po i afrohet gjithnjë e më shumë vendit të tetë…
Humbja e sotme ndaj rivalit direkt- Skenderbeut, ia ka veshtiresuar edhe me shume pozitat, per me teper qe kalendari ne dy javet e ardhshme nuk eshte aspak miqesor per te, me transferten e Kukesit dhe sfiden ne “Loro Boriçi” me Partizanin.
Ja renditja e Superiores pas javës së 24…