U luajtën ditën e sotme në orën 18:00 dy duelet e vlefshme për javën e 28-të të Superiores, teksa Vllaznia dhe Laçi arkivuan 3 pikë të arta, në ndeshjet debutuese të trajnerëve të tyre, respektivisht të Sedloskit dhe Stavri Nicës.

Vllaznia mposhti Erzenin me rezultatin 3-1, ndërkohë që Laçi ia doli me përmbysje 1-2 ndaj Teutës. Me këtë fitore Vllaznia u ngjit në kuotën e 41 pikëve, ndërkohë që Laçi parakaloi Teutën, duke u ngjitur në kuotën e 36 pikëve.

Vlen të theksohet fakti se dueli mes Kastriotit dhe Bylisit u shty për në një datë të pacaktuar, teksa java e 28-të do të përmbyllet me Egnatia-Partizani dhe Tirana-Kukësi që do të luhen ditën e nesërme.

Ja si ndryshon renditja e Superiores pas dy ndeshjeve të ditës së sotme.