Sunday, January 25, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLLKATEGORIA SUPERIORERENDITJA/ Tre skuadrat e para i ndan vetëm një pikë, Dinamo më...

RENDITJA/ Tre skuadrat e para i ndan vetëm një pikë, Dinamo më e distancuar prej tyre

Sot u luajtën tri ndeshjet e mbetura, për të mbyllur javën e 21-të të Superiores. Tirana dhe Elbasani fituan respektivisht ndaj Flamurtarit dhe Dinamos. Në anën tjetër ishte Vora dhe Teuta që ndanë nga 1 pikë.

Elbasani po i bën presion dyshes së kreut. Aktualisht Vllaznia dhe Egnatia numërojnë vetëm 1 pikë më tepër se verdheblutë. Dinamo që mbyll zonën “Final Four” ndodhet 6 pikë larg.

Teuta, Partizani, Vora, Bylis, Flamurtari dhe Tirana shfaqen në vallen e mbijetesës, për shkak të rezultateve të fundit dhe diferencës me pjesën sipër. Teuta qëndron si vend i pestë me 1 pikë më tepër se Partizani.

Vora ndërkohë numëron 5 pikë më shumë se Bylisi, që ndodhet në “play out”. Tirana e vendit të fundit, e gjen veten tashmë 2 pikë larg atij pozicioni. Flamurtari si i parafundit iu kthye zhgënjimeve.

RENDITJA E SUPERIORES PAS 21 JAVËVE

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments