Dueli mes Tiranës dhe Egnatias, mbylli siparin e javës së 29-të të Superiores. Me triumfin e arritur ndaj Egnatias, bardheblutë e Shehit, kanë thelluar diferencën nga ndjekësit e Partizanit në 5 pikë, duke hedhur një hap të sigurt.

Në këtë javë mbizotëruan barazimet, plot 3 të tilla, ndërkohë që spikat edhe fitorja 3-2 e Laçit ndaj Partizanit. Falë këtij triumfi kurbinasit e Nicës, u ngjitën në vendin e 5-të me 39 pikë në 29 ndeshje.

Për sa i përket mbijetesës, tabela mbyllet nga Kastrioti dhe Bylisi që kanë një ndeshje më pak se skuadrat e tjera, takim ky që do të zhvillohet ditën e mërkurë. Rivalitet i ashpër pritet deri në javët e fundit, edhe për sa i përket Europës, ku ka një ngjeshje mes Egnatias, Vllaznisë, ndërkohë që tashmë në garë është future edhe Laçi. Ja të gjitha rezultatet e javës së 29-të dhe renditja.


JAVA 29

BYLIS-TEUTA 2-2

ERZENI-KASTRIOTI 0-0

KUKËSI-VLLAZNIA 0-0

LAÇI-PARTIZANI 3-2

TIRANA-EGNATIA 2-1