Tuesday, January 20, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLLRespekt për doktorët. Futbolli nuk mund të bëjë pa to

Respekt për doktorët. Futbolli nuk mund të bëjë pa to

Mjafton kjo foto dhe bindesh fare lehtë për rëndësinë që kanë doktorët edhe në futboll. Jo më kot, prej vitesh ato janë pjesë e stafeve teknike.

Në këtë foto të shkrepur nga fotografi i “Shkodra Sport” Mikel Thepina gjatë ndeshjes së djeshme Vllaznia- Besëlidhja, janë sëbashku stafi mjekësor i Vllaznisë dhe i Besëlidhjes.

Ka qenë një moment i lojës në pjesën e dytë, kur portieri shkodran i Besëlidhjes Bajri bëri një ndërhyrje të guximshme duke mos lejuar Krujën të shënonte në portën e tij, por në momentin e rënies në tokë mesa duket ka përdredhur keq këmbën e tij.

Menjëherë në fushë ka hyrë doktori i Besëlidhjes Denis Fasllia por duke parë se situata serioze, në ndihmë të tij menjëherë kanë shkuar edhe doktori i Vllaznisë Zyhdi Çoba dhe fizioterapisti Ilirjan Haxhaja. Të tre sëbashku janë munduar ta kthejnë në normalitet këmbën e Bajrit dhe ndonëse ai ka ndjerë dhimbje, e ka vazhduar lojën deri në fund.

Kjo foto është në momentin, kur tre doktorët po i drejtohen pankinave respektive. Misioni i tyre u krye me sukses, ashtu si në shumë raste të tjera dhe jo më kot, duhet një falenderim edhe për ta për punën që bëjnë sepse janë pjesë e rëndësishme e futbollit.
© shkodrasport.com

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments