Shkodra aktualisht nuk ka asnjë gazetë apo revistë sportive dhe kjo duket absurde kur ke parasysh faktin që para 100 vitesh në këtë qytet kanë ekzistuar mbi 10 botime të tilla. Pikërisht kjo mungesë, ka bërë që Bashkia Shkodër të ndërmarrë një inisiativë shumë interesante për vitin 2017. Në projekt- buxhetin e këtij viti që është bërë tashmë edhe publik, është planifikuar edhe një fond që do të shërbejë për botimin e revistës sportive “Vllaznia”. Një gjetje shumë interesante e këtij institucioni që duket se ka planifikuar nxjerrjen e vetëm një numri gjatë këtij viti. Objektivi që synohet me këtë revistë është informimi i sportdashësve për çdo aktivitet sportiv në territorin e Bashkisë Shkodër, mirënjohja e kontributeve sportive, nxitja e rritjes së nivelit të përfaqësimit dhe promovimi i disiplinave të shumëllojshme. Në këtë mënyrë qyteti i Shkodrës për herë të parë pritet që të ketë revistën e tij sportive. Kjo do të jetë shumë interesante duke bërë atë që nuk e ka bërë deri më tani asnjë qytet tjetër. Por Shkodra duket se ka ende për të bërë. Kryebashkiakja Ademi ka premtuar edhe ngritjen e një muzeu sportiv para festës së 100 Vjetorit të klubit Vllaznia.
© shkodrasport.com