Skenderbeu barazoi 1-1 sot ndaj Egnatias dhe Bekim Rexhepi ishte heroi i Skënderbeut në minutat e fundit të sfidës me pritjet e tij. Në prononcimin për “Gol pas Goli”, gardiani nga Tetova, u shpreh:
“Është një ndjenjë e veçantë kur në momentet e fundit, ndihmon ekipin. Gjithsesi prap dolëm mirë. Pritjen në fundin e ndeshjes ja dedikoj familjes.
Gjithë ekipet tregohen të kujdesshme. Ndeshja e sotme ka qenë me nivel nga të dyja skuadrat. Edhe ne dhe ata kishin rastet e tyre.
Fati nuk ishte te ne. Askush nuk është i kënaqur me këtë pikë. Por më mirë 1 pikë se 0 pikë. Do i marrim ndeshjet një nga një.
Do të mblidhemi si grup do të shikojmë gabimet dhe besoj se do të hakmerremi ndaj Vllaznisë, pas asaj humbje në Kupën e Shqipërisë”, u shpreh Rexhepi.