Sunday, January 11, 2026
FAQJA E PARE KRYESORERezultatet e dobëta të Manchester United/ Bordi merr vendimin për trajnerin Solskjaer

Rezultatet e dobëta të Manchester United/ Bordi merr vendimin për trajnerin Solskjaer

Manchester United nuk planifikon të shkarkojë Ole Gunnar Solskjaer, edhe pse trajneri ka kuotën më të ulët të pikëve pas 24 ndeshjes në 30 vitet e fundit.

“Djajtë” mund të afroheshin në tri pikë nga katër vendet e para në Premierligë me fitoren ndaj Burnleyt, por mbrëmë ata pësuan humbje 0-2 në shtëpi, duke penguar edhe më shumë ambiciet e skuadrës së Solskjaer për kualifikim në edicionin e ardhshëm të Ligës së Kampionëve.

Megjithatë, “Sky Sports News” raporton se bordi i Manchester United ka konfirmuar besimin ndaj Solskjaer, i cili nuk do të shkarkohet nga detyra.

Solskjaer mori përgjegjësinë për humbjen dhe konfirmoi vendosmërinë e klubit për të sjellë përforcime në mënyrë që të kompensohet edhe mungesa e disa yjeve të skuadrës që aktualisht janë të dëmtuar.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments