Tjetër diplomim për trajnerin shkodran Rigers Xhahysa. Pasi mori vitin e kaluar licensën UEFA B të trajnimit, ditën e sotme ndërkohë ka marrë një tjetër licensë. Këtë herë atë të video- analistit pas kursit të kryer nga FSHF.
Një diplomë dhe një kurs që do t’i nevojitet me shumë siguri për karrierën e saponisur të trajnimit. Kujtojmë që prej disa muajsh, Rigersi i është bashkuar Akademisë “Djelmnia shkodrane” ku drejton njërin prej ekipeve të saj, punë që po e bën me shumë dëshirë.
Ai është vetëm 24 vjeç dhe deri para pak muajsh ka qenë aktiv në futbollin e luajtur, por së fundi ka vendosur t’i përkushtohet maksimalisht trajnimit. Vitin e kaluar u diplomua edhe nga Akademia e Barcelonës në një kurs 10 mujor, eksperiencë që padyshim do ta shfrytëzojë në punën e tij me fëmijët.
Tashmë edhe si video- analist i licensuar do të dijë t’i analizojë me hollësi ndeshjet dhe kjo do ta ndihmojë shumë në karrierën e saponisur të trajnerit.
Burimi: Gazeta “Shkodra Sport”


