Njukastëll ka mposhtur me rezultatin 2-0 Mançester Junajtidin në ndeshjen e vlefshme për javën e 28-të të Premier Ligës.
Goli i parë u shënua në minutën e 65′ nga Uillok ndërsa shifrat u dyfishuan në minutën e 88′ nga Uillson.
Pas kësaj ndeshje “Djajtë” renditen në vendin e 4-të me 50 pikë ndërsa, Njukastëll ngjitet në të 3 me 50 pikë.
Nga ana tjetër edhe Uest Hem ka mposhtur me rezultatin 1-0 Sauthemptonin.