Problemet qe Vllaznia pati me porten kohet e fundit (ndonese nuk ndikuan ne rezultatet e saj) po shkojne gradualisht drejt zgjidhjes dhe fundi i sezonit do ta gjeje skuadren “top” edhe ne kete repart.
Alen Sherri do te deklaronte dy dite me pare se rikuperimi i tij po shkon mire dhe do te ishte i gatshem per ndeshjen finale te kategorise se pare.
Por sakaq edhe portieri tjeter- Erind Selimaj eshte rikuperuar nga demtimi qe ka patur dhe madje ai do te jete i gatshem qe kete jave per te qene ne dispozicion te stafit teknik.
Selimaj diten e djeshme eshte stervitur normalisht me grupin tjeter te lojtareve dhe po behet gati per ndeshjen e se dieles. Ai pritet te ruaje porten e kuqebluve ndaj Dinamos ne kete ndeshje.
Ne dy ndeshjet e kaluar ne porte ka qene 18 vjeçari Kristi Qarri i cili ka qene paraqitje te mira por duket se ne keto ndeshje rradhen e ka per te luajtur Selimaj i cili edhe ai nuk ka patur shume hapesira gjate gjithe sezonit per t’u aktivizuar.
© shkodrasport.com