Dilema e vetme, për sa u përket rinovimeve me lojtarët që janë pa kontratë me Skënderbeun, është Uerdi Mara. Fantazisti maliqar është pa kontratë dhe duket se palët po presin deri në momentin e fundit për të vendosur se cila do të jetë e ardhmja.
Diskutime ka pasur edhe në ditët e kaluara, ndërsa duket se futbollisti dhe klubi ndahen me njëri-tjetrin vetëm për sa i përket kontratës.
Mara është gati të rinovojë me Skënderbeun, por vetëm me një kohëzgjatje dyvjeçare, gjë kjo që nuk ofrohet nga klubi.
Duke parë talentin e Marës, Takaj nuk kërkon të rrezikojë për ta humbur me parametër zero në rast se rritja e lojtarit vijon. Për këtë i ka ofruar 4 vite kontratë maliqarit. Pritet që deri në fillimin e grumbullimit gjithçka të mbyllet për sa i përket të ardhmes së mesfushorit.