Neymar vazhdon të përflitet për një rikthim te Barcelona, dy vite pas largimit për 222 milionë euro në drejtim të PSG. Dhe nderkohe legjenda braziliane Rivaldo, i ka dhënë miratimin kthimit të Neymar te Barcelona.

Lojtari ka filluar ta shpreh haptas dëshirën për largim, duke munguar në stërvitje te PSG.

Dhe Rivaldo, që kaloi pesë sezone në ‘Camp Nou’, dëshiron ta sheh bashkatdhetarin e tij në Barcelonë.

“Për momentin, braziliani që më pëlqen më së shumti është Neymar”, ka deklaruar Rivaldo.

“Unë do të dëshiroja që ai të kthehet në Barcelonë”.