Friday, April 10, 2026
FAQJA E PARE KRYESORERobert Lewandowski i afrohet Milanit, por në mes është edhe Juventusi

Robert Lewandowski i afrohet Milanit, por në mes është edhe Juventusi

Polaku është në fund kontrate me Barcelonën dhe kërkon një tjetër sfidë në një qytet të madh të Europës. Igli Tare do ta merrte pa paguar për kartonin. Për të plotësuar ambiciet europiane, pas ngjitjes në kampionat, Milani ka nevojë për një qendërsulmues me famë ndërkombëtare, siç është Robert Lewandowski. Mes Gjermanisë dhe Spanjës ai ka shënuar 565 gola, shifra të jashtëzakonshme, shumë përpara sulmuesve aktualë të Milanit.

Boshllëku i zonës do të mbushej me ardhjen e polakut, i cili ka mbushur 37 vjeç dhe këtë sezon ka shënuar 12 gola, më shumë se sulmuesit që kuqezinjtë kanë në skuadër. Kontrata e Lewavndowskit me Barcelonën skadon në verë dhe Milani do ta merrte me parametra zero.

Menaxherët e sulmuesit po punojnë për destiancionin e rid he shohin Milani si një pistë reale. Pas Mynihut e Barcelonës, Lewa kërkon një tjetër piacë europiane dhe Milano është i tillë. Sulmuesi kërkon një tjetër sfidë dhe për Milanin, që synon rilindjen ndërkombëtare, do të ishte i vlefshëm. Polaku ka vendosur të lëvizë, por në Itali mund të zgjedhë edhe Juventusin, që interesohet prej kohësh për të.

Paga e lojtarit është e lartë, por Milani do të bëjnë llogaritë e tyre. Lewandowski do t’i shtonte skuadrës gola në mënyrë konstante dhe eksepriencë. Mosha e lojtarit peshon në këtë rast, megjithatë do të zgjidhej kriza e golit, që po e mundon shumë skuadrën e trajnerit Allegri.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments