Rodrygo la Santos verën e kaluar dhe u transferua te Real Madrid. Talenti 19-vjeçar luan në të gjithë rolet në fazën e sulmit, edhe pse preferon të niset nga krahu i djathtë.
Braziliani ka dhënë një prononcim për DAZN dhe tregon se si shkoi në shtëpine e legjendës Pele përpara se të niste aventurën e tij me “Los Blancos”
“Neymar dhe Cristiano Ronaldo janë dy burimet e mia të frymëzimit. Neymar, Pele dhe Robinho kanë një rëndësi shumë të madhe për mua. Ata kanë luajtur me Santos, skuadrën time të zemrës. Kam pasur fatin t’i takoj të tre.
Përpara se të fluturoja për në Madrid, për të nisur aventurën time te Reali, shkova në shtëpinë e Pele dhe mora bekimin e tij. Mbërritja te Real Madrid ka qenë një ëndërr për mua”, deklaron talenti i futbollit brazilian. /abcnews/