Xhedon Sanço iu bashkua pak ditë më parë Mançester Junajtid, duke u bërë një nga afrimet më të shumëpritura për “djajtë e kuq” dhe tifozerinë e kësaj skuadre.

Në Mançester ai shpreson të bëhet heroi i gjysmës së kuqe të qytetit, ndërsa ajo blu nuk do ta presë edhe me aq lumturi.

Sanço ka qenë pjesë e Mançester Sitit para se të bashkohej me Borusia Dortmund, por u kthye për të luajtur me rivalët historikë.

Me sa duket, lojtari e ka pasur gjithmonë si objektiv të luajë për Junajtid, siç e pohoi sot kapiteni i Borusias, Marko Rojs, në një intervistë për mediat në Gjermani.

“Më vjen keq për largimin e Xhedon, ai na ka dhënë shumë.

Por jam i lumtur që ai mund të bëjë realitet ëndrrën e tij të fëmijërisë”, ishin fjalët e Rojs duke zbuluar këtë prapaskenë për sulmuesin anglez.