Mjaftoi humbja 1-4 ne Poloni dhe shume prej ish- trajnereve dhe specialisteve te futbollit ne vendin tone, iu kundervune kombetares kuqezi dhe kryesisht trajnerit Reja.
Ndoshta nder te paktit qe ishte krah tij dhe e quajti kombetaren tone te pafat ne ate ndeshje, ishte ish-futbollisti i Vllaznise dhe i kombetares shqiptare Roland Luçi.
Te njejten gje ka bere edhe sonte pas fitores 1-0 ndaj Hungarise. Permes nje statusi te shkruar ne profilin e tij ai “sulmon” edhe kundershtaret e trajnerit aktual te kombetares shqiptare duke iu kujtuar se ajo ndodhet ende ne vendin e dyte te renditjes. Ja çfare shkruan Luçi:
“Bravo!
Bravo Kombetarja dhe bravo Reja, po, po Reja se pari.
Nuk e di dmth e di shume mire se çfare do te thonin kritiket e automatizuar te tij sikur ndeshja me te njejten paraqitje te ekipit ne fushe te mos fitohej, por nuk e di se çfare do te thone tani qe fituam.
Eshte pershkruar gjysma e rruges dhe ekipi yne Kombetar edhe mbas atij aksidenti ne Varshave, sipas mendimit tim konfirmohet si ekipi i dyte me i mire i grupit duke lene te hapur rrugen per ne Boteror”./SHKODRA-SPORT.COM/