Roma e Zhoze Murinjos duket se ka nisur nga puna për ndërtimin e skuadrës për sezonin e ardhshëm, ku pas suksesit në finalen e Ligës së Konferencës në Tiranë, verdhekuqtë po tentojnë të rivalizojnë edhe në kampionat.

Ish-lojtari i Realit, Isko duket të jetë në listën e trajnerit portugez që duket se e ka përzgjedhur spanjollin si përforcimin e parë në mesfushë.

Sipas raportimeve nga “Tuttomercato.web”, mesfushori që pak ditë më parë u largua si lojtar i lirë pasi fitoi Championsin me “Los Blancos” duket se është në kërkim të një aventure të re që mund të jetë midis Anglisë dhe Italisë.

Disa skuadra të Premier Ligës, por dhe klube të Serisë A si Napoli, Roma dhe Milani kanë shfaqur interes për fantazistin, i cili tani duhet të vendos lidhur me hapin e radhës në karrierë, i cili pse jo mund të jetë në kryeqytetin e Italisë nën urdhrat e Zhoze Murinjos.