HomeKRYESORERonaldinjo në vështirësi të mëdha, gjykata refuzon milionat për ta kaluar në...

Ronaldinjo në vështirësi të mëdha, gjykata refuzon milionat për ta kaluar në arrest shtëpie

Ronaldinjo është akoma në burg në Paraguai dhe duket se do ta ketë të vështirë të dalë nga atje. Braziliani u arrestua bashkë me vallain e tij, pasi kishin hyrë në shtetin latin me ndihmën e pasaportave falco.

Tashmë Ronaldinjo është i detyruar të qëndrojë ambientet e paraburgimit, ndërkohë që ndaj tij dhe vëllait po organizohet edhe një proçes i ndërlikuar gjyqësor.

Dy vendimet e para të gjykatësit kanë qenë negativëe për brazilianin, teksa kishte ofruar të paguante 800 mijë euro për të përfituar arrest shtëpie. Ky vendim është rrëzuar menjëherë nga gjykata.

Në seancën e radhës avokatët e Ronaldinjos kanë vendosur ta dyfoshojnë këtë shumë, duke ofruar 1.6 milionë euro, por përsëri kjo shumë nuk është e mjaftueshme që ish-ylli brazilian të dënohet me arrest shtëpie.

Ronaldinjo është në një situatë të vështirë, me gjykatën që po vendos kundër tij, pa marrë aspak parasysh reputacion e një njeriu si ish-ylli i Barcelonës. Së fundmi në ndihmë të tij është shfaqur edhe Leo Mesi i cili ka investuar 4 milionë euro për të liruar shokun e tij. /vipsport/

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments