Kush është më i mirë, Kristiano Ronaldo apo Lionel Mesi? Ky është një diskutim që zgjat prej shumë vitesh dhe futbolldashësit janë ndarë në krahun e portugezit apo të argjentinasit kur vjen puna për të zgjedhur.

Për Kristal Abazajn, zgjedhja bie te Ronaldo. Ai ka treguar në “Euro Magjia” se pse preferonte më shumë portugezin.

“Ai është i pangopur. Kur zgjohet në mëngjes me siguri thotë është ditë e re me objektiva të reja.

Ronaldo apo Mesi? Janë tjetër nivel për ne. Duhet të jemi me këmbë në tokë. Më pëlqen më shumë Ronaldo se çdo gjë e ka arritur me punë. Mesi e ka patur të lindur talentin, sigurisht edhe ka punuar, por Ronaldo me punë e ka arritur gjithçka”, tha Abazaj. /vipsport/